BallinaLajmeNdalesa nga policia zvicerane e Sami Lushtakut – Flet djali tij, Mërgimi!

Ndalesa nga policia zvicerane e Sami Lushtakut – Flet djali tij, Mërgimi!

Të ngjajshme

Motra e raporton të zhdukur vëllanë në Gjilan

Një vajzë ka raportuar në Polici se vëllai i...

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e...

Dy super derbi sot në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Ish- kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është ndaluar dje nga Policia e Zvicrës në aeroportin e Cyrihut.

Sipas raportimeve kjo ka ndodhur pas flet-arresteve që vazhdojnë të mbeten në fuqi nga Serbia.

Pas një kontrolli nga Policia dhe procedurave të verifikimit, Ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Drenicës është liruar.

Djali i tij, Mërgimi në një prononcim të shkurtër për Indeksonline ka treguar se kjo ka qenë thjeshtë një ndalesë e shkurtër.

Ai njëherësh ka treguar se Lushtaku ishte i shoqëruar nga disa miq të tij, dhe ka qenë thjeshtë vizitë e zakonshme.

“Ende nuk kam mujt me kontaktu me të. Po aq sa kam informacione ka qenë një ndalesë e shkurtër, nuk ka qenë diçka shqetësuese. Ka qenë thjeshtë një ndalë disa minutshe, pastaj është liruar. Atje ka shkuar me disa miq të tij, vizita familjare”, ka treguar ai shkurt për Indeksonline.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz