back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëNdahet nga jeta "Qytetari i nderit të Skenderajt", Shaqir Gashi (FOTO)

Ndahet nga jeta “Qytetari i nderit të Skenderajt”, Shaqir Gashi (FOTO)

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Ka ndërruar jetë atdhetari i madh Shaqir Gashi nga fshati Vajnik i Skenderajt, i cili prej vitesh jetonte në SHBA, shkruan Drenica Press.

Shaqir Gashi i lindur në Vajnikë të Skenderajt në vitin 1936, që nga viti 1968 jeton dhe vepron në ShBA ,ku ka kryer veprimtari në shërbim të Kosovës dhe çështjes kombëtare.

Kujtojmë se Shaqir Gashi në vitin 2013 Kuvendi Komunal dhe ish kryetari Sami Lushtaku i kishin ndarë titullin “Qytetar nderi i Skenderajt”.

Me rastin e ndarjes nga jeta ka reaguar ish kryetari i komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku: “Me pikëlloi thellë lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit e atdhetarit, Bacës

Shaqir Gashi nga fshati Vajnikë i Skenderajt. Ai që nga viti 1968 ka jetuar dhe vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por kontributi i tij për lirinë e vendit ka qenë i madh.

Për kontributin e tij për çështjen kombëtare të vendit tonë, me propozimin tim në maj të vitit 2013, z. Shaqir Gashi është shpallur qytetar nderi i komunës së Skenderajt.Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e dashamirëve! SL”./DRENICA PRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz