BallinaLajmeNdahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Të ngjajshme

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

iOS sulmohet nga virusi “DarkSword”

Një paralajmërim i fortë për sigurinë kibernetike është dhënë...

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë ish-inspektori i arsimit, Habib Aliu.

Sipas njoftimit zyrtar, i ndjeri ka dhënë kontribut të çmuar për shumë vite në zhvillimin e arsimit në vend, duke shërbyer me përkushtim si inspektor i arsimit, si dhe duke kontribuar edhe në sektorin e arsimit privat.

“Profesionalizmi, integriteti dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm kanë ndikuar ndjeshëm në avancimin e sistemit arsimor dhe do të mbeten një frymëzim i qëndrueshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Habib Aliu ishte i përfshirë herët në çështjet kombëtare, duke qenë pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981 dhe bashkëthemelues i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), çka dëshmon përkushtimin e tij ndaj arsimit dhe shoqërisë.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, më 20 mars 2026, ka ndërruar jetë kolegu ynë, Habib Aliu.

I ndjeri dha kontribut të çmuar për shumë vite në zhvillimin e arsimit në vend, duke shërbyer me përkushtim si inspektor i arsimit dhe duke kontribuar njëkohësisht edhe në arsimin privat.

Profesionalizmi, integriteti dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm kanë ndikuar ndjeshëm në avancimin e sistemit arsimor dhe do të mbeten një frymëzim i qëndrueshëm për të gjithë.

I përfshirë herët në çështjet kombëtare, ai ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981 dhe bashkëthemelues i Sindikatës së Arsimit, sot SBASHK, duke dëshmuar përkushtimin e tij të palëkundur ndaj arsimit dhe shoqërisë.

Rrugëtimin e tij profesional e nisi si profesor i Historisë deri në vitin 1996, për të vazhduar më pas si Këshilltar Pedagogjik në Këshillin e Arsimit të Prishtinës gjatë viteve 1996–2003.

Gjatë karrierës së tij, ai dha kontribute të rëndësishme në zhvillimin e politikave dhe iniciativave arsimore, ndër të cilat veçohen iniciimi i Rrjetit Shkollor Parauniversitar në vitin 2007, si dhe udhëheqja e projektit për parandalimin e braktisjes së shkollës nga nxënësit.

Po ashtu, ai ishte ideator dhe organizator i manifestimit mbarëkombëtar “Festa e Abetares”, duke promovuar rëndësinë e arsimit fillestar dhe të dijes.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz