back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNdahet nga jeta aktorja e njohur amerikane

Ndahet nga jeta aktorja e njohur amerikane

Të ngjajshme

Aktorja e njohur, Kelley Mack, e famshme për rolin e saj si Addy në serialin “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë.

Kelley Klebenow, e lindur në Cincinnati të Ohajos, vdiq më 2 gusht, në moshën 33-vjeçare.

Ajo ishte diagnostikuar me gliomë të sistemit nervor qendror.

Vdekjen e Kelleyt e kanë konfirmuar edhe familjarët e saj.

Mack, e cila ka 35 paraqitje si aktore dhe pesë si producente, luajti rolin e “Addy” në sezonin e 9-të të The Walking Dead. Seriali u zhvillua për 11 sezone, duke filluar në vitin 2010 deri në episodin e tij të fundit në vitin 2022.

Për më tepër, ajo u zgjodh për rolin e Penelope Jacobs-it në sezonin e 8-të të “Chicago Med” dhe në “9-1-1”.

Kelley luajti role në filma si “Alice” në Broadcast Signal Intrusion dhe “Wilda” në Delicate Arch.

- Advertisement -

Të Fundit