back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleNdahen mirënjohje për nderë të ditës së biblotekës “Naim Frashëri” në Vushtrri

Ndahen mirënjohje për nderë të ditës së biblotekës “Naim Frashëri” në Vushtrri

Të ngjajshme

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport sot ka organizuar një takim për nderë të 24 Marsit ditës së bibloktekës “Naim Frashëri” në Vushtrri. Në këtë organizim u ndanë edhe shumë mirënjohje, si për poezitë më të mira, për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe menaxhimin e biblotekës por edhe për pasurimin e fondit librarë.
DKRS( Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport) dhe DA (Drejtoria e Arsimit) ndau tri cmime dhe një shumë të hollash për shkrimin e poezisë më të mirë, ku vendi i parë i takoi Ejonë Hasanit(50 euro), vendi i dytë Berna Bunjaku (30 euro) dhe vedni i tretë Lutfije Zeka (20 euro) .
Në këtë manifestim u ndanë mirënjohje edhe për lexuesit më të dalluar, ku Rinesa Jetullahu mori mirënjohje si lexuesja më e mirë për fëmijë ndërsa Viola Zekolli si lexuesja më e mirë për të rritur.
Për kontributin e dhënë në zhvillimin e biblotekës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport ndau mirënjohje për nëntë punëtorët e saj: Advie Maxhuni,Fevzie Muharremi , Ramadan Kutllofci, Lidije Munishi , Sadri Sadriu, Sami Bislimi, Syleme Haradinaj, Shefki Krasniqi dhe Qëndres Uka.
Ndërsa për ndihmen e dhëne në pasurimin e fondit librarë në biblotekë u ndane 31 falenderime: Arta Ademi, Bedri Tahiri, Bedri Halili, Emira Jusufi, Fatmire Duraku, Naxhije Doci, Remzie Zekolli, etj.
Kurse drejtori i biblotekës, Izet Miftari mori cmimin për kontributin e dhënë në menaxhimin e saj, u ndanë dhurata edhe për jurin e cila përbehej nga Remzi Tahiri, Enver Bajrami dhe Mentor Mani, për punën profesionale të bërë gjatë vlersimit të nxënësve.
Kurse në fund u kënduan dy këngë nga Elvira Mazhiqi në përciellje në piano të profesorit Urim Qirezi./Azize Curri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz