BallinaLajmeNdahen 2 milionë euro për 156 biznese, me rreth 500 punëtorë

Ndahen 2 milionë euro për 156 biznese, me rreth 500 punëtorë

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për financimin e projektit në kuadër të skemës së granteve, programit për rimëkëmbje ekonomike 2020, Masa 8, vlera e së cilës është 2 milionë euro, ndërsa përfitues janë 156 biznese, me rreth 500 punëtorë në kuadër të këtyre bizneseve.

Me këtë rast, ai theksoi se duke u bazuar në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, tash së fundmi bizneseve u janë shpërndarë 60 milionë euro, ndërsa në bujqësi janë dyfishuar subvencionet, pa lënë anash edhe mbështetjen për gratë në biznes, minoritetet dhe kategoritë e tjera në nevojë.

Hoti theksoi se ekzekutivi deri më tani bizneseve u ka lëshuar mjete në vlerë prej 280 milionë eurove, ndërkaq bëri të ditur se për vitin e ardhshëm është paraparë një fond për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 182 milionë, por i cili do të rritet gjatë dy leximeve të buxhetit në Kuvend, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz