back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeNATO: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

NATO: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

NATO-ja ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim sa i përket reduktimit të mundshëm të trupave amerikane nga Kosova.

Një zyrtar i NATO-s tha për RTV21 se KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes.

NATO thekson se vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Forca dhe qëndrimi i KFOR-it rishikohen dhe rregullohen periodikisht, me evoluimin e rrethanave në mënyrë që  misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij. Aktualisht, nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes. KFOR operon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Prania dhe aktivitetet e përditshme të KFOR-it në të gjithë Kosovën krijojnë hapësirë për dialog politik. Stabiliteti në rajon varet përfundimisht nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë mbi dhunën. Rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, me respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve,  tha një zyrtar  I NATO-s për RTV21.

Tutje NATO-ja tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajnë një rol thelbësor në mbështetje të sigurisë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal.

“SHBA-ja vazhdon të luaj një rol fundamental në mbështetje për një siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitet rajonal, përfshirë edhe në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të dislokuara në KFOR. Ato udhëheqin Komandën Rajonale Lindje të misionit në Kampin Bondsteel. Komanda Rajonale Lindje në kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra të ndryshme, duke përfshirë patrullimet, ushtrimet, angazhimet me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve lokale dhe mbështetjen e projekteve të rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik”, tha një zyrtar  i NATO-s për RTV21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz