BallinaBotëNATO: Maqedonia ta zgjedh çështjen e emrit dhe të bëhet anëtare e...

NATO: Maqedonia ta zgjedh çështjen e emrit dhe të bëhet anëtare e Aleancës

Të ngjajshme

Como e fiton ‘betejën’ e Ligës së Kampionëve me Romën

Como arriti të kthehej nga një penallti e Donyell...

Ford sërish në qendër të vëmendjes për tërheqje masive automjetesh

Vitin e kaluar, Ford Motor Company lëshoi më shumë...

Situata në Lindjen e Mesme dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer zhvillon bisedë telefonike me Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike...

Afati deri më 31 mars, mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra...

Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin...

Në komunikatën përfundimtare të vendeve anëtare të NATO-s në samitin e Varshavës përsëritet ftesa që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës sapo të gjendet zgjidhja me Greqinë për mosmarrëveshjet për emrin.

Në komunikatën përfundimtare të vendeve anëtare të NATO-s në samitin e Varshavës përsëritet ftesa që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës sapo të gjendet zgjidhja me Greqinë për mosmarrëveshjet për emrin.

NATO-ja bën thirrje gjithashtu edhe për reforma në fushën e gjyqësorit dhe të medias, si dhe për respektimin e
Marrëveshjes së Përzhinos.

“Përsërisim vendimin tonë nga samiti i Bukureshtit në vitin 2008, i cili është përsëritur edhe në samitet e
mëvonshme të NATO-s, se ne dërgojmë ftesë për Maqedonisë për anëtarësim në NATO sapo ajo të gjejë një zgjidhje të pranueshme për emrin. Prandaj, ne nxisim fuqimisht përpjekjet e intensifikuara për të gjetur një zgjidhje për emrin. Nxisim përpjekjet e mëtejshme për të zhvilluar marrëdhënie të mira”, thuhet në konstatimin numër 114 të komunikatës përfundimtare të samitit.

Në pikën 110 theksohet se NATO-ja mbetet e angazhuar për politikën e dyerve të hapura dhe se do të vazhdojë me zgjerimin e aleancës.

“Nxisim vendet partnere, të cilat dëshirojnë të anëtarësohen në aleancë – Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Bosnjë- Hercegovinën – që të vazhdojnë t’i zbatojnë reformat dhe vendimet e nevojshme në përgatitjet për anëtarësim. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetje në përpjekjet e tyre dhe presim që ato të marrin hapat e nevojshme për avancim në aspiratat e tyre”, theksohet në këto konkluzione.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz