Tre avionë luftarakë rusë që shkelën hapësirën ajrore të Estonisë janë ndalur nga NATO, tha aleanca ushtarake.
Ministria e jashtme e Estonisë në Talin e dënoi ndërhyrjen duke e cilësuar si “të paturpshme”. Ajo tha se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të një anëtari të NATO-s “pa leje dhe qëndruan atje për një total prej 12 minutash” të premten mbi Gjirin e Finlandës.
Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, tha se aleanca ushtarake “u përgjigj menjëherë dhe interceptoi avionin rus”, duke e quajtur atë “një tjetër shembull të sjelljes së pamatur ruse dhe aftësisë së NATO-s për t’u përgjigjur”. Ajo nuk dha detaje të mëtejshme, raporton BBC.
Ushtria ruse nuk e ka komentuar publikisht për këtë çështje.