HomeLajmeNATO e bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani, Kremlini e mohon

NATO e bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani, Kremlini e mohon

Të ngjajshme

Në Rumani, vend anëtar i NATO-s, një dron goditi një ndërtesë banimi. Aleanca ushtarake bën Rusinë përgjegjëse. Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, i hedh poshtë akuzat.

Sipas të dhënave të NATO-s droni, që goditi në një ndërtesë banimi në Rumani, vjen nga Rusia. Këtë ia tha një zëdhënës i NATO-s agjencisë së lajmeve Reuters. Droni ra gjatë natës në një ndërtesë në qytetin Galati. Dy vetë u plagosën. Galati ndodhet jo larg kufirit me Republikën e Moldavisë dhe Ukrainën.

Thirret ambasadori rus

Bukureshti si rrjedhojë thirri ambasadorin rus dhe mbylli konsullatën e pergjithshme ruse në Konstancë. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i hedh poshtë akuzat. “Askush nuk mund të thotë, se nga e ka prejardhjen një aparat fluturues, nëse nuk bëhet përpara një ekspertizë”, tha Putini para gazetarëve rusë në Kazakistan. Ka më shumë mundësi, që një dron ukrainasn të ketë devijuar nga kursi, pretendon Putini. Moska është e gatshme për zbardhjen e rastit. Putini kërkoi që mbetjet e dronit t’i dorëzohen Rusisë. Vetëm atëherë Moska mund të pozicionohet në mënyrë objektive për rastin, tha presidenti rus në kuadër të samitit të Unionit Ekonomik të vendeve të hapësirës së Euroazisë në Astana.

Rumania është pjesë e BE-së dhe e NATO-s. Disa vende anëtare e dënuan këtë incident. Ky tregon “sërish gatishmërinë e Rusisë për përshkallëzim”, shkruan kancelari gjerman Friedrich Merz në platformën X. Gjermania është në anën e aleatëve të NATO-s dhe është e gatshme, “të mbrojë çdo centimetër të territorit të aleatëve.” E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, e konsideroi këtë si “shkelje flagrante dhe e rëndë e sovranitetit” të Rumanisë dhe të hapësirës ajrore europiane.

Vazhdimisht dronë në zonat kufitare

Që nga fillimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës në zonat kufitare rumune disa herë janvë zbuluar mbetje të dronëve rusë. Për këtë arsye Britania e Madhe mbështet mbrojtjen ajrore të Rumanisë si partnere e NATO-s me avionët luftarak “Typhoon”. Edhe në shtete të tjera të NATO-s ka pasur shkelje të hapësirës ajrore nga ana e Rusisë, por ka pasur edhe dronë ukrainas./DW/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz