BallinaLajmeNATO do të përgjigjet “me forcë të plotë” nëse Rusia sulmon territorin...

NATO do të përgjigjet “me forcë të plotë” nëse Rusia sulmon territorin e saj, paralajmëron SHBA-ja

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

Sigal Prishtina në krizë, mposhtet nga Rahoveci 029

Sigal Prishtina ka pësuar një tjetër humbje në Procredit...

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka...

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan ka paralajmëruar se nëse Rusia “sulmon” territorin e NATO-s, blloku do të përgjigjet me forcën e plotë.

Sulivan tha se kjo do të nxiste Nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një aleati të NATO-s, do të konsiderohej si një sulm ndaj të gjithë aleatëve.

“Nëse do të ketë një sulm ushtarak në territorin e NATO-s, kjo do të shkaktonte thirrjen e Nenit 5 dhe ne do të sillnim forcën e plotë të aleancës së NATO-s për t’iu përgjigjur atij”, ka thënë ai për CBS.

“Gjithcka që unë do të them është se nëse Rusia sulmon, qëllon apo godet territorin e NATO-s, aleanca e NATO-s do t’i përgjigjet kësaj”, raporton Skyneews, transmeton lajmi.net.

Reagimi në fjalë erdhi vetëm disa orë pasi forcat ruse hodhën 30 raketa në një bazë që përdorej nga NATO vetëm 15 milje nga kufiri polak-dhe territori i NATO-s.

Sullivan tha poashtu se SHBA-ja po paralajmëronte drejtpërdrejt Rusinë kundër përdorimit të armëve kimike, duke shtuar se nëse Vladimir Putin do të vendoste armë të shkatërrimit në mes, do të ishte një vijë shtesë tronditëse, që ai kishte kaluar në të drejtën ndërkombëtare./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz