BallinaLajmeNasim Haradinaj publikon shumat e pagesave për pjesëtarët e FARK-ut

Nasim Haradinaj publikon shumat e pagesave për pjesëtarët e FARK-ut

Të ngjajshme

Gërvalla njofton hapjen e 5 projektligjeve për konsultim publik

Pesë projektligje kyçe në kuadër të reformës në drejtësi...

Po ngarkoni lavastoviljen (pjatalarësen) gabim! Si ta bëni saktë

Shumë njerëz e shohin larjen e enëve si një...

Bilanc i rëndë nga tërmeti në Afganistan, humbin jetën 8 persona

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa një...

U shpall e preferuara e publikut, fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat!

Shpallja e Mimozës si e preferuara ka ndezur tension...

Netanyahu njofton sulme të mëtejshme ndaj Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sot sulme të mëtejshme...

Nasim Haradinaj, Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka publikuar një dokument që dëshmon për pagesën e pjesëtarëve të FARK-ut, të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Dokumenti është lëshuar në mars të vitit 1999 nga Qeveria e Kosovës në ezil gjatë kohës së luftës dhe është nënshkruar nga Halil Bicaj, i cili në atë kohë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas këtij dokumenti, paga më e lartë ka qenë 1,000 marka gjermane për eprorët e lartë dhe komandantët e brigadave, ndërsa paga më e ulët është 350 marka gjermane për pjesëtarët e personelit me shkollë të mesme.

“Një dëshmi e thjeshtë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke publikuar urdhëresën e ministrit Bicaj, për lartësinë e pagesave sipas gradave ushtarake.

Kohëve të fundit po zhvillohet një debat për pjesëtarët e FARK-ut të cilët për shkak të pagesës që kanë marrë gjatë dhe pas luftës po etiketohen si mercenarë.

Përdallim nga pjestarët e FARK-ut të cilët janë paguar, pjestarët e UÇK-së nuk kanë marrë para.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz