back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleNaser Imeri, model për biznesmenë të suksesshëm dhe humanist i rrallë

Naser Imeri, model për biznesmenë të suksesshëm dhe humanist i rrallë

Të ngjajshme

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Debat për ruajtjen e kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të Zvicrës

Me një rishikim të rregullores së sinjalistikës dhe asaj...

Një nga bizneset më të suksesshme në vend, “Ariani Copany”, ëshë model për bizneset e suksesshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe më gjërë, dhe kjo falë punës dhe përkushtimit maksimal, seriozitetit dhe sinqeritetit të pornarit dhe drejtuesit të kësaj kompanie, Naser Imeri, i cili me sukses ka arritur ta ngrisë këtë kompani në një nivel të standardeve më të larta evropiane.

Duke kaluar shumë vështirësi dhe peripeci të shumta në punë, Naser Imeri tregon për Vizioni.info se ka kaluar shumë sfida gjatë punës së tij, duke mos u ndalur para shumë vështirësive që i ka pasur deri më tani, të cilat i ka përballuar me sukses dhe i ka tejkaluar pa ndonjë problem.

E themeluar rreth njëzet vite më parë, tani kjo kompani operon në tri fushëveprimtari, dhe ka të punësuar mbi 150 punëtorë.

 

“Operojmë në fushën e ndërtimit, që është edhe puna bazë dhe primare e kompanisë tonë, kemi fabrikën e betonit dhe fabrikën për prodhimin e xhamit dhe të dyerëve dhe dritreve të plastikës në të cilën puohet në dy ndrrime”, tregon Imeri duke shtuar se përveç punëve në ndërtim që ata bëjnë me kompaninë e tyre, kryejnë edhe shërbime në ndërtim për kompanitë tjera.

“Ndërtimi është puna të cilën e bëjë me më shumë dëshirë dhe më përkushtim, nga se është një fushtë të cilën e njoh edhe vet shumë mirë, por pa i anashkaluar edhe veprimtaritë tjera, të cilave iu japim shumë rëndësi dhe të gjitha punët mundohemi t’i kryejmë sipas standardeve  më të larta. Nuk e përfundojmë asnjë punë pa qenë të kënaqur edhe klientët tanë dhe deri më tani me të gjithë që kemi punuar janë ndarë të kënaqur nga puna jonë dhe kjo na ka bërë që të jemi një kompani serioze, e suksesshme dhe shumë e kërkuar në treg “, thotë Imeri.

Sipas tij, përveç seriozitetit në punë dhe përkushtimit maksimal, në suksesin e tij dhe të kompanisë së tij ka ndikuar edhe harmonia familjare, ku së bashku me shtatë vëllezërit e tij punojnë me përkushtim dhe më një kordinim maksimal mes vete në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre.

Duke u nisur nga vet motoja e kësaj komanie: “Nëse ti je i kënaqur, ne jemi të suksesshëm”, Imeri tregon se angazhimi maksimal në punë dhe përkushtimi maksimal në kryerjen e punëve, ka bërë që “Ariani Company” të jetë edhe kompania më e madhe në qytetin e Vushtrrisë në fushën e ndërtimit, duke ofruar shërbime dhe ndërtim të standardeve evropiane në ndërtesat e banimit të cilat i ka realizuar deri më tani.

 

 

 

Përveç këtyre fushave, të cilat i ka angazhim permanent dhe të përhershëm, Naser Imeri tregon se së bashku me vëllezerit e tij kanë bërë një investim të madh edhe në fshatin e tyre të lindjes, në Dumnicë, ku kanë ngritur një fermë të kaprojve, e cila është një nga fermat e vetme e këtij lloji. “Kemi hapur fermën e kaprojve, të ciët i mbajmë vetëm nga dëshira dhe për faktin se mendojm se janë nga kafshët më të mira dhe më të këndshme. Tani kemi porositur edhe 150 krekrë kaproj me të cilët mendojmë të rrisim edhe pak numrin e tyre në fermë”, thotë Imeri dhe tregon se përveç tyre ata kanë edhe bletë të cilat i mbajnë po ashtu në fshatin Dumnicë.

 

 

Mirëpo, ka një veçori që e dallon Naser Imerin dhe familjën e tij në përgjithësi. Është Humanizmi i tyre, për të cilin Imeri tregon se e kanë trashëgim nga babai i tyre. Përveç angazhimit në punë dhe në rrethanat e tij personale, ai dhe vëllezërit e tij gjejnë kohë dhe vazhdimisht angazhohen që t’iu ndihmojnë të gjithë atyre që kanë nevojë dhe që iu nevojitet ndihma e tij. Dhe këtë e bëjnë me kënaqësi duke thënë se këtë e bëjnë për zotin, me qëllimin që të ndihmojë dhe t’iu gjinden në situata të vështira njerëzve. “Humanizmin e kemi të trashëguar nga babai ynë, i cili ka qenë shumë humanist dhe na ka lënë këtë vepër edhe neve fëmijëve dhe familjarëve të tij. Per çdo vit ne mbjellim në fshatin Dumnicë 4 deri 5 hektarë grurë të cilin mandej e dërgojmë në mulli dhe miellin mandej e shpërndajmë për familjet që kanë nevojë. Sivjet kemi pas të mbjellur 6 hektar tokë me grurë për këtë qëllim”, tregon Imeri dhe shton se përveç kësaj ai ndohmon edhe në mënyra tjera. “Për  familjet në nevojë kemi ndihmuar dhe ndihmojmë në forma të ndryshme sipas mundësive tona. Vitin që shkoi kemi ndërtuar katër shtëpi për familjet që kanë pasur nevojë, mandej kemi ndihmuar edhe në ofrimin e shërbimeve nga ana e kompanisë, në ofrimin e dritareve nga kompania e gjithashtu edhe betonit”, thotë Imeri dhe shton se sipas mundësive do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim. Ai tregon se vetëm në vitin që sapo kemi lënë pas ka shpenzuar mbi 151 mijë euro në këtë drejtim. Po ashtu, ai ka kontribuar edhe në ndërtimin dhe rregullimin e shumë xhamive dhe këtë Imeri thotë se e bënë me shumë kënaqësi. Ndihmë të madhe ai i ka dhënë edhe sportit vushtrrias ku një kohë të gjatë ka ndihmuar financiarisht shumë klube ku dhe tani vazhdon të ndihmojë disa sosh.

“Ndihemi mirë kur iu ndihmojmë njerëzve sepse është shumë e rëndësishme që t’i gjendesh dikujt që ka nevojë dhe kur është në situatë të vështirë”, thotë më tej Imeri.

Siç tregon Naser Imeri, “Ariani Company”, si rrallë ndonjë kompani tjetër, është rritur dhe është zhvilluar vetëm në forca të veta dhe me punën e saj, pa marr asnjëherë asnjë donacion dhe pa marrë asnjëherë asnjë tender, por vetëm me punë.

Jemi shumë komod,  shumë të lirë dhe rehatshëm, nga se deri më tani nuk i kemi mbetur askujt asnjë borxh dhe nuk druhemi nga askush, sepse obligimeve që kemi dhe i kemi pasur deri më tani iu kemi kushtuar shumë rëndësi dhe i kemi kryer cdo herë me kohë.

Se është një kompani seriote dhe e suksesshme dëshmon fakti që ka arritur të sjellë edhe kompani të huaja për të investuar në Kosovë. Imeri tregon se është duke bashkëpunuar me kompaninë Molpet nga Suedia, me të cilët kanë investuar së bashku në fushën e ndërtimit. /Vizioni.info/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz