back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNASA dhe SpaceX dërgojnë 4 astronautë në hapësirë

NASA dhe SpaceX dërgojnë 4 astronautë në hapësirë

Të ngjajshme

Një mision i përbashkët ndërkombëtar Hapësinor nga NASA dhe Kompania Space X e Elon Musk dërgoi këtë të shtunë të 2 gushtit 4 astronautë në Stacionin ndërkombëtar të Hapësirës për vetëm 15 orë pas nisjes nga Florida, duke shënuar kështu një nga fluturimet më të shpejta amerikane në Historinë e udhëtimeve hapësinore.

Raketa Falcon 9 u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy më 1 gusht, duke transportuar katër astronautë në kapsulën “Crew Dragon Endeavour”, pjesë e misionit të quajtur Crew-11.

Ekuipazhi i këtij misioni përbëhej nga dy astronautë të NASA-s, Zena Cardman dhe Mike Fincke, astronauti japonez Kimiya Yui nga agjencia JAXA dhe kozmonauti rus Oleg Platonov nga Roscosmos. Ata u ankoruan në stacionin hapësinor në orët e para të mëngjesit të së shtunës , duke u bashkuar me shtatë anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndodhen aktualisht në bord, dhe duke rritur përkohësisht numrin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës  në 11 astronautë.

Fluturimi i suksesshëm prej vetëm 15 orësh shënon një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar në hapësirë, veçanërisht në një periudhë të tensionuar globale. Megjithatë, ky nuk është rekordi më i shpejtë ndonjëherë Rusia e mban ende rekordin botëror për një fluturim prej vetëm 3 orësh drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës me kapsulën Soyuz.

Kjo ishte hera e pestë që kapsula Crew Dragon Endeavour u përdor në një mision të tillë. Astronautët do të qëndrojnë rreth gjashtë muaj në stacion, ku do të zëvendësojnë një pjesë të ekuipazhit të mëparshëm dhe do të punojnë në eksperimente shkencore dhe mirëmbajtje të stacionit.

Misioni Crew-11 jo vetëm që tregon efikasitetin dhe përparimin teknologjik të SpaceX, por gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në eksplorimin hapësinor. Ndërsa astronautët e rinj nisin punën në bord të ISS, komuniteti shkencor ndërkombëtar pret me interes zbulimet dhe rezultatet që ky ekip do të sjellë në muajt në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit