Napoli, Interi, Juventusi e Milani në garë për yllin e Serie A

Mario Gila po tërheq gjithnjë e më shumë interes në merkato, me Napolin që i është bashkuar Milanit, Interit dhe Juventusit në garën për mbrojtësin e Lazios.
Spanjolli, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të Lazios këtë sezon, duke luajtur rol kyç në arritjen e finales së Coppa Italia nën drejtimin e Maurizio Sarrit.
Paraqitjet e tij të qëndrueshme kanë ndezur një “betejë” transferimesh, me disa klube të mëdha në Itali dhe jashtë saj që po monitorojnë situatën. Mes tyre është edhe Atletico Madridi.
Hyrja e Napolit në garë rrit konkurrencën, pasi ata po kërkojnë përforcime në mbrojtje për sezonin e ardhshëm.
Juventusi, ndërkohë, është në kërkim aktiv të një qendërmbrojtësi cilësor, ndërsa Interi dhe Milani e ndjekin Gilën prej kohësh.
Duke qenë të vetëdijshëm për interesimin në rritje, Lazio ka nisur të përgatitet për një largim të mundshëm.

Lexo edheÇfarë goli nga Eze, Arsenali në epërsi
“Biancocelestët” po synojnë Sergi Dominguez, një mbrojtës 21-vjeçar që luan te Dinamo Zagreb, si zëvendësues potencial.
Aktualisht, Gila po përballet me një problem në kyçin e këmbës të pësuar kundër Atalantas dhe pritet të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Udineses.
Megjithatë, Lazio po e menaxhon me kujdes gjendjen e tij për ta pasur gati në finalen e Kupës së Italisë më 13 maj.
Ndërkohë, e ardhmja e trajnerit Maurizio Sarri mbetet e paqartë, pavarësisht kontratës deri në vitin 2028, pasi disa klube kanë shfaqur interes për të pas rezultateve të mira së fundmi./GazetaExpress/














