Napoli heq dorë nga transferimi i Nunezit
dp

Lexo edheHoti i reagon Osmanit që tha se Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar: Hipokrizi, ti e Kurti e keni luftuar atë

Napoli nuk do të transferojë sulmuesin uruguajan, Darwin Nunez.
Sipas gazetarit Fabrizio Romanos, marrëveshja tani është anuluar për shkak të kërkesave të tepërta financiare. Nuk janë planifikuar bisedime të mëtejshme për momentin.
Kampioni italian, kishte eksploruar mundësinë për javë të tëra, por çmimi i kërkuar nga Liverpoolit dhe kostoja totale e operacionit, duke përfshirë pagat dhe tarifat e agjentëve, u konsideruan shumë përtej buxhetit të Napolit.

Lexo edheHoti i reagon Osmanit që tha se Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar: Hipokrizi, ti e Kurti e keni luftuar atë
Fokusin tani e zhvendos Napoli në objektiva alternative për pozicionin e sulmuesit.
Nunez, sezonin që lamë pas bëri 47 paraqitje duke shënuar 7 gola dhe 7 asistime, ku arriti të fitonte Premierligën./IndeksOnline/