Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka sqaruar më në fund qëndrimin e tij rreth marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Në debatin që po vazhdon edhe tani, Hasani ka thënë tërthorazi që do të votojë ‘pro’ Demarkacionit.
“Nuk pajtohem me Demarkacionin, por jam për lehtësimin e jetës së qytetarëve”, ka deklaruar Hasani.
Lëvizja Vetëvendosje der tani vazhdon të mbajë qëndrimin kundër Demarkacionit, ndërsa ende nuk dihet nëse ekzekutivi i ka siguruar votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin./Periskopi/


