back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNaim Bazaj me akuza të rënda ndaj Lladrovcit

Naim Bazaj me akuza të rënda ndaj Lladrovcit

Të ngjajshme

Lushtaku: Egocentrizmi i Kurtit e mbylli çdo mundësi bashkëpunimi mes PDK-së dhe VV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku,...

Çitaku: Pesë vitet e Kurtit në pushtet ishin izolim, varfërim e ikje masive të qytetarëve tanë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qeverisjen...

IKD: Qeveria në detyrë s’ka të drejtë të propozojë buxhet

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës...

Kundërshtari i Ramiz Lladrovcit, Naim Bazaj, i cili ka synuar të kandidojë për PDK-në në Drenas, nuk po ia begenis fitoren pa balotazh kryetarit aktual. Dikur Bazaj kundërshtonte haptazi kandidaturën e Lladrovcit duke thënë se Ramizi nuk ka shanse pasi mezi kishte fituar në vitin 2016 në zgjedhjet e jashtëzakonshme. E tani që Ramiz Lladrovci e demantoi, Bazaj thotë se fitorja erdhi pasi Lladrovci bëri marrëveshje të fshehtë me parti tjera.

Partia Demokratike e Kosovës përsëri po përballet me përçarje ndërmjet kolegëve partiakë, në bastionin e saj në Drenas. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj po pretendon se fitorja e Ramiz Lladrovcit në këtë komunë ka ardhur pas një marrëveshjeje interne ndërmjet partive tjera. Bazaj është i bindur qind për qind për marrëveshjen e cila e nxori fitues Ramiz Lladrovcin, në garën për Drenasin. Ai përmend intervenime që, sipas tij i ndihmuan Lladrovcit të fitojë edhe një mandat pa balotazh.

“Me thënë drejt unë nuk deshta mu prononcu rreth kësaj po dihen qysh e tek, shumica e anëtarëve tjerë mos të thom prej partive tjera kishin pas një marrëveshje interne… Shumica e tyre kishin pas një farë marrëveshje, intervenime etj.”- tha Bazaj nëpërmjet telefonit për Gazetën Express.

“Po 100% mund të them ashtu që ka qenë një marrëveshje të cilën e kemi dëgju”- shprehet i bindur Bazaj.

Vetë Bazaj gjatë fushatës e ka konfirmuar se vëllai i tij ishte arrestuar ditë më parë si i dyshuar për kanosjen ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci duke u mbajtur edhe 48 orë në paraburgim, por ai thotë se nuk ka bërë fushatë të egër kundër Lladrovcit.  Thotë se mendimi i tij ka qenë që ai të mos përkrahet.

“Pra unë nuk kam bërë fushatë të egër, thjesht mendimi jem ka qenë ai që më dëgjon të mos e përkrahë. Unë në dy vendtakime kam qenë, të vogla në pjesën teme, aty edhe me thanë të drejtën interesimi ka qenë që mos me mbështet, nuk do të thotë i shumicës. Po fushatë s’kemi bërë”, tha Bazaj të enjten për Express.

Tutje ai tha se pasi të përfundojë raundi i dytë i zgjedhjeve për komunat të cilat kanë mbetur në balotazh, do të dalë me një qëndrim se a do të vazhdojë të mbesë pjesë e PDK-së apo do të largohet përfundimisht.

“Pas balotazhit besoj që do të dalë me një qëndrim timin a jam në PDK a s’jam, për momentin tash jam anëtar i kryesisë, por skam dashur me mbështet as me përkrah personin në fjalë”, përfundoi ai.

PDK u përball me një situatë të vështirë kur Bazaj vendosi të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në dhjetor të 2016 në Drenas, por pas negociatave me partinë kishte vendosur të tërhiqet nga kandidatura e tij.

Në zgjedhjet e 2016-s fitoi Ramiz Lladrovci nga balotazhi, ndërsa në zgjedhjet e së dielës PDK-ja e fitoi komunën e vetme pa balotazh, Drenasin. Lladrovci mori 59.72% të votave. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz