back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNagavci uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Për qeverinë tonë arsimi është parakusht...

Nagavci uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Për qeverinë tonë arsimi është parakusht për zhvillim

Të ngjajshme

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Ajo tha se arsimi dhe edukimi janë procese të pandalshme dhe çelës për të hapur dyert e një jete të suksesshme për secilin e për zhvillimin e çdo shoqërie”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Sipas Nagavcit edhe sivjet kjo ditë i gjen nxënësit, mësimdhënësit e shkollat duke u ballafaquar me shumë sfida për shkak të pandemisë. Por, sipas saj, “puna po vazhdon e sfidat do t’i tejkalojmë”.

“Do ta bëjmë më të mirën për shkollarët tanë, e për mësimdhënësit do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme që bashkarisht të arrimë rezultate sa më të mira”, ka shkruar tutje Nagavci.

Sipas saj kjo qeveri arsimin e ka parakusht për zhvillim, shkruan Klankosova.tv

“Për Qeverinë tonë arsimi është parakusht për zhvillim, andaj po punojmë me përkushtim, me plane e aktivitete konkrete që sistemi ynë të përmirësohet në të gjitha nivelet e të gjitha sferat e arsimit”, ka vazhduar ajo.

Ministrja tha se synojnë rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, dhe janë duke punuar që fëmijëve me nevoja të veçanta dhe komuniteteve t’u ofrojnë jo vetëm gjithpërfshirje, por edhe mundësi të barabarta.

Të Fundit

Sport

ShowBiz