Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dhënë një lajm të mirë për Universitetin e Prishtinës.
Nagavci në postimin e saj ka treguar se Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës pranohet si anëtar në Këshillin Evropian për Gjuhë, transmeton lajmi.net.
“Këshilli Evropian për Gjuhët promovon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në fushën e gjuhëve. Ky anëtarësim rrit vizibilitetin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës, krijon mundësi të reja për bashkëpunim akademik, projekte dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin, si dhe përfaqëson një hap tjetër përpara drejt integrimit akademik evropian.”, ka shkruar ndër të tjera ministrja Nagavci.
Postimi i plotë: