back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeNagavci e paraqet Konjufcën si figurë unifikuese: Partitë vitin e kaluar thanë...

Nagavci e paraqet Konjufcën si figurë unifikuese: Partitë vitin e kaluar thanë se do ta votonin si kryeparlamentar

Të ngjajshme

Rashica asiston për Besiktasin në Kupën e Turqisë

Skuadra e Besiktasit është duke fituar 3:0 ndaj Rizesporit...

Milani po e planifikon procesin e rinovimit të kontratës së Leaos

Milan janë duke diskutuar për një zgjerim të kontratës...

Zhvillimet e fundit, VV-ja mban konferencë për media

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë një...

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dalë me një konferencë për media për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku u pyet se përse LVV nuk po i propozon dy kandidatë në mënyrë që të thirret seanca për presidentin.

Ajo tha se dëshrojnë që këtë “mundësi të ja japin edhe LDK-së e PDK-së”

“LVV i ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të ofruar dy kandidatura, por duke dashur të ofrojmë një mundëi për bashkëpunim dhe një garë e cila jep mundësinë  e garimit edhe të kandidatëve të tjerë, jemi të gatshëm t’i ofrojmë nënshkrimet edhe për dy partitë e tjera…Bëj thirrje edhe nga LDK edhe PDK që të ofrojnë nga një kandidat që të vazhdojmë me zgjedhjen e presidentit”, tha Nagavci, transmeton Express.

“Partitë vitin e kaluar kanë deklaruar që do ta votonin Konjufcën për kryeparlamentar”, tha ajo, duke kërkuar votë për Konjufcën edhe për president.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz