back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNacionalisti Nawrocki betohet si president i Polonisë, sfidë për kryeministrin pro-evropian Donald...

Nacionalisti Nawrocki betohet si president i Polonisë, sfidë për kryeministrin pro-evropian Donald Tusk

Të ngjajshme

Karol Nawrocki, një historian konservator dhe përkrahës i lëvizjes MAGA të Donald Trump-it, është betuar si president i Polonisë të mërkurën, duke përgatitur terrenin për përplasje me qeverinë centriste dhe për një ftohje të mundshme të marrëdhënieve me Ukrainën.

Sipas Reuters, Nawrocki ka dhënë betimin presidencial në një ceremoni në parlamentin polak.

Fitorja e Nawrockit në zgjedhje, i cili u mbështet nga partia opozitare nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), ishte një goditje për shpresat e kryeministrit Donald Tusk për të forcuar kursin pro-Bashkimit Evropian që ai ka ndjekur për anëtarin më të madh lindor të bllokut dhe ka lënë qeverinë e tij në rënie në sondazhe.

Reuters shkruan se Polonia tani përgatitet për një vazhdim të bllokadës institucionale që është parë edhe gjatë mandatit të presidentit në largim nacionalist Andrzej Duda, me Nawrockin që pritet të përdorë kompetencat e tij për të vendosur veton ndaj agjendës qeveritare – përfshirë përpjekjet për të shfuqizuar reformat gjyqësore të zbatuara nga PiS, të cilat kritikët thonë se minuan pavarësinë e gjyqësorit.

Nawrocki gjithashtu pritet të jetë një sfidë për qeverinë duke propozuar masa si uljet e taksave, të cilat mund të jenë tërheqëse për shumë votues, por të vështira për t’u zbatuar nga një administratë me buxhet të kufizuar.

“Si kryeministër, kam punuar deri tani me tre presidentë,” ka shkruar kryeministri Tusk në një postim në X, duke shtuar: “Si do të jetë me të katërtin? Do ja dalim.”

Kujtojmë se presidenti i ri ka deklaruar më parë se nuk e sheh për momentin një vend për Ukrainën në NATO apo në BE, një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me Duda-n. Dihet se si president, Naërocki do të duhet të nënshkruajë ratifikimin e pranimeve të reja në NATO nga ana e Polonisë.

Ndërsa Tusk ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të luajë një rol më të madh në çështjet e mbrojtjes krahas NATO-s, PiS dhe Naërocki kanë argumentuar se kjo do të minonte aleancën e Polonisë me Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Të Fundit