BallinaLajmeMustafa tregon se a do të jetë pjesë e qeverisë!

Mustafa tregon se a do të jetë pjesë e qeverisë!

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Pas takimit të mbajtur sot, të thirrur nga presidenti Thaçi me partitë politike, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, tha se LDK-ja do ta marrë përgjegjësinë e domosdoshme për formimin e qeverisë, shkruan GazetaBlic.

Mustafa, tha se së bashku me partitë bashkëpunuese, LDK-ja e ka siguruar shumicën që ta konfirmojë para presidentit se ata janë të gatshëm për formimin e qeverisë.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa thuajse e ka përjashtuar veten nga mundësia për t’u kandiduar si kryeministër i ri i vendit.

Ai tha se po i jep prioritet çështjeve të tjera personale, kur u pyet se a ka mundësi që ai të jetë kryeministër i ardhshëm.

“Do të marr përgjegjësitë e domosdoshme për dialogun, për rikthimin dhe shëndoshjen e partneritetit me SHBA-në.”

“Si LDK- jemi të gatshëm ta marrim këtë përgjegjësi, jo pse jemi të etur për pushtet, por ekzistojmë si parti politikë për  ti shërbyer Kosovës.”

“Ne duhet të mbajëm komunikimin me zyrën e presidentit, nuk kemi numëruar vota por jemi të bindur që këto subjekte e kapërcejnë atë që kërkon Kuvendi.”

“Ne nesër do ta mbledhin Këshillin, do të marrim mendimin e tyre, do të takohemi me partnerët e koalicionit, pastaj do të shohim ta prezentojmë vullnetin tonë para presidentit.”

“Dëshiroj që përcaktimi për mandatarin të jetë në garancën e plotë dhe pajtimin e plotë të LDK-së.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz