BallinaLajmeMustafa tha se Bulliqi i ka borxh Kosovës ta kthej Kullën e...

Mustafa tha se Bulliqi i ka borxh Kosovës ta kthej Kullën e Çakorrin: Vjen reagimi i ish- deputetit të LDK-së

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Ish- deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili sot zyrtarisht kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje, i është përgjigjur akuzave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se Ramush Haradinaj dhe vetë Bulliqi ia kanë borxh Kosovës, kthimin e Kullës dhe Çakorrit.

Në një deklaratë për Gazeta Blic, Bulliqi tha se Isa Mustafa duhet të brengoset se si i kishte detyruar deputetët të votojnë një marrëveshje të dyshimtë.

“Isa Mustafa duhet të brengosu që i ka detyruar deputet e tij disa edhe përkundër vullntit të tyre që ta votojnë një marrëveshje të dyshimtë dhe më këtë i ka mundësuar Kuvendit të Kosovës që t`ia jap vulën asaj projekt marrëveshje dhe ai e din shumë mirë se cili është roli i vendimeve që i merr Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Bulliqi për Gazeta Blic.

Ai tha se është munduar që ta mbrojë atë pjesë të Kosovës.

“Çka i kam borxh unë Kosovës? Kur jam përpjekur dhe e kam mbrojtur atë pjesë dhe nuk jam përpjekur sikur Isa Mustafa ta dhurojmë atë pjesë”, ka theksuar Bulliqi.

Ndryshe, në një intervistë për media, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ddrejtuar akuza ndaj Ramush Haradinajt e Shpejtim Bulliqit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz