back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeMustafa telegram ngushëllimi familjes së veprimtarit, Ilir Mustafa

Mustafa telegram ngushëllimi familjes së veprimtarit, Ilir Mustafa

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Mustafa, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit, Ilir Mustafa.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet: 

E nderuara Familje Mustafa,

Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Ilir Mustafa.

Iliri ishte një personalitet dhe aktivist i palodhshëm i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, duke dhënë kontribut të shumanshëm me aktivitetet e tij në Kosovë, por në veçanti pas migrimit të detyruar në Francë.

Me punën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të Atdheut në periudhën e sensibilizimit të opinionit botëror për kauzën e drejtë të Kosovës, Ilir Mustafa konsiderohej me të drejtë si një prej përfaqësuesve më të denjë të Kosovës në Francë.

Iliri ka dhënë kontribut të madh edhe për Gjilanin përmes aktiviteteve tjera, duke përfshirë angazhimin në kuadër të Asociacionit “Kosova- Ansambël”.

E nderuara Familje Mustafa,

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Të Fundit

Sport

ShowBiz