back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeMustafa takoi kryetarin e ri të OVL UÇK-së

Mustafa takoi kryetarin e ri të OVL UÇK-së

Të ngjajshme

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, u diskutua edhe për Kosovën

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e...

Kufijtë pa pritje të gjata e kolona

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat...

Aktgjykimi i Kushtetueses, analistët: Kërkohet kompromis politik

Melazim Koci, politikolog, Flamur Hyseni, profesor universitar, Fatime Hajdari...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, më bashkëpunëtorë.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryeministri Mustafa e përgëzoi z. Gucati për zgjedhjen në këtë detyrë, duke i uruar sukses në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij në krye të OVL të UÇK-së.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për tema të rëndësishme që lidhen me statusin dhe mirëqenien e veteranëve të luftës çlirimtare dhe çështje të tjera në interes të përbashkët. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz