Vazhdimi i dialogu Prishtinë – Beograd, sipas kryeministrit Isa Mustafa, është vënë në rrezik.
Kjo nuk ka ardhur nga moszbatimi i ndonjë marrëveshjeje, por për akuzat që Serbia po i bën ndaj shtetit të Kosovës në proceset integruese, raporton KTV.
Duke folur për valën e sulmeve nga shteti i Serbisë, që po tentojnë ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Mustafa, ka thënë se askush nuk përfiton nga izolimi i Kosovës.
Kreu i ekzekutivit ka shtuar se Kosova si një shtet multientik dhe multi-kulturor, meriton të jetë pjesë e kësaj organizate të OKB-së. Njëjtë është shprehur edhe zëvendësi i Mustafës, njëherësh Ministër i Kulturës, Rinisë dhe i Sporteve, Kujtim Shala.
Nga programet dhe standardet që imponon kjo organizatë, sipas ministrit Shala, kultura dhe institucione të shumta do të përfitojnë.
Nisma për anëtarësim në UNESCO solli polemika të ashpra nga politika serbe, që akuzuan Kosovën për kinse shkatërrimin e trashëgimisë serbe në.
Megjithatë, në sesionin e 38-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s që fillon nga 3 deri më 18 nëntor, pritet të votohet në favor të pranimit të Kosovës, me propozimin e ardhur nga shteti i Shqipërisë.