Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMustafa: Politika serbe nuk e pranon realitetin e luftës çlirimtare në Kosovë

Mustafa: Politika serbe nuk e pranon realitetin e luftës çlirimtare në Kosovë

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Komunën e Preshevës, Ragmi Mustafa, deklaroi në “Edicionin Special” në Klan Kosova se politika serbe ende nuk është e gatshme të pranojë se në Kosovë ka pasur një luftë çlirimtare.

Ai theksoi se ndonëse popullata dhe disa liderë politikë serbë e kuptojnë realitetin, pra që Kosova ka dalë jashtë kontrollit të Serbisë, retorika zyrtare nga Beogradi mbetet mohues e denigruese ndaj UÇK-së.

“Janë retorike e rregullt e politikës serbe në Beograd, gjithmonë duke u përpjekur që ta denigrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sigurisht për ushtrinë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, as që e përmendin. Dhe në këtë drejtim nuk mund të pritet kurrë nga autoritetet e Beogradit të mos e denigrojnë UÇK-në, për ta gjithçka që është shqiptare është terroriste”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/ 

- Advertisement -

Të Fundit