Mustafa për sulmin e mbrëmshëm mbi Kuvendin e Kosovës
03

Lexo edheThaçi: Dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e cilësoj sulmin e mbrëmshëm mbi Kuvendin si sulm ndaj shtetit dhe pavarësisë.
Reagimi i kryeministrit Isa Mustafa:
“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë.

Lexo edheThaçi: Dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë
Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë”.