BallinaLajmeMustafa pas vendimit të Kurtit: “Harroi” të kërkojë reciprocitet për shqiptarët e...

Mustafa pas vendimit të Kurtit: “Harroi” të kërkojë reciprocitet për shqiptarët e Luginës

Të ngjajshme

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

Sigal Prishtina në krizë, mposhtet nga Rahoveci 029

Sigal Prishtina ka pësuar një tjetër humbje në Procredit...

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti “harroi” të kërkojë çfarëdo reciprociteti për shqiptarët e Luginës.

Në një shkrim në Facebook, Mustafa ka thënë se pas vendimit të Kurtit, strukturat paralele të Serbisë jo vetëm që tolerohen, por po fitojnë edhe legjitimitet në Kosovë.

“Mjekët me dokumente të lëshuara nga këto struktura dhe pa licenca nga institucionet e Republikës së Kosovës lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Kosovës.

Ndërkohë, mjekëve shqiptarë nga Lugina, të specializuar në Kosovë nuk u lejohet të ofrojnë shërbime në komunat e tyre në Luginë.

Pra, aty ku Kurti premtonte reciprocitet, sot kemi vetëm njëanshmëri. Dhe rasti i mjekëve është vetëm një shembull, sepse e njëjta praktikë zbatohet edhe në fusha të tjera.

Ky është “reciprociteti” i Albin Kurtit, lëshime për Serbinë dhe injorim total për shqiptarët e Luginës” – ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz