BallinaMustafa nuk do t’i largojë ministrat bojkotues serbë

Mustafa nuk do t’i largojë ministrat bojkotues serbë

Të ngjajshme

21 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë publike statistikat e përgjithshme...

Olta e fotografon vetën në këtë gjendje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Xabi Alonso pendohet për aventurën te Real Madridi

Real Madrid CF ka pasur një sezon zhgënjyes dhe...
Një muaj pasi kryeministri Isa Mustafa largoi nga Qeveria ministrin serb, Aleksandar Jablanoviq, zyrtarët tjerë të mbetur vazhdojnë të bojkotojnë institucionet e Kosovës.
Me Jablanoviqin, të cilit Mustafa ia tregoi derën më 3 shkurt, janë solidarizuar edhe deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës e kryetarët e komunave veriore, shkruan “Koha Ditore”.
Me gjithë mungesën e ministrave në mbledhjet e Qeverisë dhe deputetëve në Kuvend, ata vazhdojnë të marrin paga nga buxheti i Kosovës. E Ekzekutivi nuk ka një afat se deri kur do të presë Listën Serbe që të rikthehet në Qeveri.
I pyetur për afatin që kryeministri mund t’i japë Listës Serbe, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, i ka thënë gazetës se Qeveria inkurajon përfshirjen dhe jo përjashtimin.
/Koha Ditore/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz