back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMustafa në fjalimin për nëntë vjetorin e Pavarësisë: Më s’jemi të varfër

Mustafa në fjalimin për nëntë vjetorin e Pavarësisë: Më s’jemi të varfër

Të ngjajshme

Zbulohet shifra/ Këta janë aktorët më të pasur të ‘Familjes Moderne’

Aktorët e serialit “Modern Family” kanë fituar shumë para...

“Moment i errët për Amerikën”, thotë Trumpi pas vrasjes së Kirk

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është “i...

​Sot ditë historike për futbollin shqiptar

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë në fjalimin e tij në seancën solemne për nëntë vjetorin e Pavarësisë, së Kosova më nuk është një shtet i varfër, por ka arritur të kalojë në mesin e shteteve me të ardhura të mesme, njofton Klan Kosova.

“Përvjetori është edhe një datë ku numërohen punët e mira dhe viti që lamë pas kishte të arritura të konsiderueshme si në konsolidim të brendshëm ashtu edhe në arenën e jashtme. Kosova këtë vit ka dalur nga pragu i varfërisë dhe nga ky vit jemi vend me të ardhura të mesme”, pohoi Mustafa.

“Kosova ka sfida, por ka stabilitet ekonomik, institucioneve të forta prandaj ardhmëria është rruga e saj”.

Kërkesën për të shkuar në zgjedhje, Mustafa tha se e kanë zëvendësuar me gjetjen e zgjidhjeve për problemet që ka Kosova.

Mustafa tha po ashtu se meritor për pavarësinë e Kosovës janë breza të tërë, ndërsa në mënyrë të veçantë përmendi, siç e quajti ai, ideologun e shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin.

“Jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë jetën dhe shkrinë mendjen që Kosova të frymojë e lirë”.

“Ideologu i shtetit tonë, Ibrahim Rugova, aspiratën tonë për shtet e pavarësi e bëri realitet. Vizioni rugovian vazhdoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me komandantin legjendar Adem Jashari”.

“Kjo dëshmon se edhe popujt e vegjël rrisin njerëz të mëdhenj”.

Kryeministri kosovar shtoi edhe se nëse Kosova provokohet atëherë institucionet veprojnë me maturi, ndërsa pohoi se demokracinë vendi më i ri në Europë po e konsolidon bashkë me aleatët e vet./klankosova.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz