Marrëveshja e arritur për kodin telefonik shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parasheh largimin e të gjitha kodeve ekzistuese (+381, +377, +386) dhe përdorimin vetëm të kodit shtetëror që nis me +383 për thirrje ndërkombëtare. Sipas njoftimeve të bëra nga ministrja për dialog Edita Tahiri tashmë pritet që kodi + 383 të ndahet nga ITU më 15 dhjetor të muajit të ardhshëm dhe të futet në shërbim të Kosovës.
Mirëpo në këtë marrëveshje ndër të tjera parashihet që “Telekom Srbija” të marrë leje të përhershme për telefoninë fikse. Ndërkohë sa i përket telefonisë celulare leja jepet për dy vjet kur “Telekom”, bashkë me operatorët e tjerë në Kosovë do të marrë pjesë në konkursin për operatorë celular, çka i bie që telekom Serbia të bëhet konkurrent i drejtpërdrejtë i operatorit Vala. Ky vendim nuk mirëpritet nga drejtori ekzekutiv i Valës Agron Mustafa.
Ai thotë së në këtë rast qeveria e Serbisë i ka krijuar shërbim shtesë vetes brenda vendit. Madje ai shkon me tej thotë se ky veprim I shtetit të Serbisë duhet të merret shembull nga autoritetet kosovare se si mbrohet një aset shtetëror madje.
Kjo marrëveshje, sipas Mustafës, vlerësohet vetëm në një anë atë të atributit shtetëror. Por thekson se mungesa e kodit telefonik i ka shkaktuar dhe vazhdon t’i shkaktojë kosto operative operatorit të telefonisë mobile, Telekomit të Kosovës, Valas.
“Lajm fenomenal dhe i shumë i mirëpritur për në dhe vendin tonë. Lajm që forcon shtetësinë dhe pavarësinë tonë në telekomunikacion”, thotë Mustafa teksa rikujton një fakt tjetër.
Sipas tij deri më tani në mungesë të kodit telefonik,Telekomi i Kosovës deri tani për të gjitha vitet e operimit, i ka paguar Monaco Telekomit rreth 53 milion Euro vetëm si taksa të numëracionit. Ndërkohë që nëse do të shkohej direkt me marrëveshje bilaterale për të hyrat ndërkombëtare, do t’i kurseheshin mbi 100 milionë prej ditës së parë të operimit si Telekom i Kosovës. Po të kishim pavarësinë për kodin shtetëror prej ditës së operimit të Valës, Telekomi i Kosovës do të kursente mbi 200 milionë euro.
Çështja tjetër që për mua është e papranueshme është fakti që në Kosovë do të futën edhe një operator I tretë. Në këtë rast ritheksoj që Kosova duhet të marr shembull nga shteti serb se si ata e mbrojnë operatorin e tyre duke ia mundësuar edhe një treg të ri.
“Po ashtu theksoj faktin që faktin që në këtë rast, vendi ynë ka rastin të mësojë nga shteti serb! Serbia ka tre operatorë të telefonisë mobile në vend, dy prej të cilëve në pronësi të huaj (Telenor dhe VIP), por operatorin e vet, në pronësi publike që ka, Telekom Serbia, e futi ne tregun e Kosovës, e jo ndonjërin nga ata dy operatoret tjerë!!! Operatorit te vet i krijoj treg ne Kosove!”, thotë Mustafa.














