back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeMustafa: “Lëndina e Pikëllimit” në Mejë të Gjakovës është e mbushur me...

Mustafa: “Lëndina e Pikëllimit” në Mejë të Gjakovës është e mbushur me varre të grave, burrave, fëmijëve dhe të moshurave

Të ngjajshme

Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur...

Musliu pas protestës në Hagë, qytetarëve: Treguat se zëri i drejtësisë nuk hesht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu...

Ngërçet e këmbës, shkaqet e mundshme dhe parandalimi

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje...

Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur...

Me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Mejës kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa dërgon këtë komunikatë për medie:

“Po bëhen 20 vite kur në Mejë të Gjakovës u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës.

Poashtu, sot po bëhen 20 vite ku me krenari përkujtojmë të gjithë të rënët që sakrifikuan çdo gjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Lëndina e Pikëllimit” në Mejë të Gjakovës është e mbushur me varre të grave, burrave, fëmijëve dhe të moshurave të cilët nuk u kursyen, të gjithë ata idealist për Kosovën e lirë të cilën nuk arritën dot ta shihnin. Është një ditë më shumë që frymëzohemi për të punuar dhe dashur më shumë shtetin tonë.

Masakra e Mejës si dhe të gjitha masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë.

Kjo ditë të mos jetë vetëm përkujtim i 377 viktimave të masakruara në Mejë por edhe një thirrje më shumë për zbardhjen dhe drejtësinë për të gjitha viktimat e luftës.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz