BallinaLajmeMustafa: Kosovën nga kriza mund ta nxjerrin vetëm ata që e kanë...

Mustafa: Kosovën nga kriza mund ta nxjerrin vetëm ata që e kanë futur – ata që kanë ndjekur interesat e veta, si Osmani dhe i janë bashkuar VV-së

Të ngjajshme

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e...

Napoli nën hijen e Vezuvit: Filmi i ri i Gianfranco Rosi

Gianfranco Rosi, 62 vjeç, i njohur për portretet poetike...

Libani publikon shifrat shqetësuese që nga fillimi i luftës

Numri i viktimave nga sulmet e Forcave Mbrojtëse të...

Osmani: Sakrifica e Hajrizëve dhe Berishëve jeton përjetë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 marsin...

Një mënyrë e thjeshtë për të luftuar refluksin

Refluksi i acidit mund të jetë shumë i pakëndshëm...

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe mandatarin e propozuar nga Vetëvendosje për postin e kryeministrit, Glauk Konjufcën.

Në një prononcim për lajmi.net, Mustafa ka theksuar se përgjegjësinë për zgjidhjen e krizës aktuale e mban partia që e ka shkaktuar atë – Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e fundit.

“Kosovën nga kjo krizë mund ta nxjerrin vetëm ata që e kanë futur në të, pra partia që doli e para në zgjedhje,” ka deklaruar Mustafa.

Ai ka kritikuar ashpër edhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo ka vepruar duke ndjekur interesa personale kur iu bashkua VV-së, gjë që sipas tij i ka sjellë dëm vendit.

“Tani po shihet qartë se ata që kanë ndjekur interesat e veta – si Vjosa Osmani – dhe i janë bashkuar VV-së, nuk i kanë bërë mirë Kosovës dhe as jetës politike. Ata siguruan pozita për vete, por e çuan vendin në izolim dhe nën sanksione nga BE-ja dhe SHBA-të. Për pasojë, po përjetojmë emigrimin më të madh dhe rënie të popullsisë,” tha ai.

Mustafa u ndal edhe te qëndrimet e partive tjera parlamentare, duke thënë se deklaratat e tyre për mosvotimin e një qeverie të re nga VV-ja janë të pritshme, por se zgjidhja nuk duhet kërkuar në marrëveshje të brendshme politike, por në vullnetin e qytetarëve përmes zgjedhjeve.

Sipas tij, dalja nga kriza duhet të fillojë me zgjedhje të reja dhe me “këndelljen” e qytetarëve dhe partive politike për të vënë në plan të parë interesin shtetëror.

“Fillimi i daljes nga kjo krizë janë zgjedhjet e reja dhe vetëdijesimi i qytetarëve dhe i partive politike për interesat jetike të vendit. Partitë duhet të dalin me oferta të qarta dhe të guximshme për sfidat që po kalon Kosova. Nuk mjaftojnë më vetëlavdërimet dhe kompleksi që ua ka mbjellë Kurti se janë më të mirët dhe më të bashkuarit,” përfundoi Mustafa./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz