back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMustafa: Kjo Qeveri dhe ky koalicion ka arritur shumë në kushte jo...

Mustafa: Kjo Qeveri dhe ky koalicion ka arritur shumë në kushte jo të zakonshme

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka shkruar se ka zgjedhur të angazhohet për interesin e Shtetit e jo të merret me interesa afatshkurtra që ndërlidhen me vota.

Këto komente, Kryeministri i ka bërë në FB teksa ka folur për punët e koalicionit PDK-LDK derisa ka thënë se kanë bërë punë të madhe.

“Ndërmjet interesave afatshkurtra që ndërlidhen me votat dhe interesave të shtetit unë do të zgjedh këtë të dytën”, ka shkruar Mustafa, në FB.

Komentet e Shefit të Qeverisë dhe LDK’së janë bërë kur po përmenden zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse Parlamenti dështon të miratojë shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Pavarësisht kësaj, Mustafa ka thënë se kjo Qeveri ka ende punë për të bërë në realizimin e programit.

“Kemi sfida, jo të pakapërcyeshme, të transformimit të FSK-së, të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dy nga këto sfida ndërlidhen me integrimin e serbeve në institucione, kurse demarkacioni i kufirit është çështje e përgjegjësisë së shumicës, tani kur gjërat janë sqaruar përfundimisht”, ka shkruar Kryeministri.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Kjo Qeveri dhe ky koalicion ka arritur shumë në kushte jo të zakonshme. E mundëm dhunën dhe përpjekjet për instalimin të rrënimit të pushtetit demokratik me dhunë, të paparë jo vetëm në Ballkan por edhe në demokracitë tjera. Forcuam marrëdhëniet me BE-në; nënshkruam marrëveshjen e parë kontraktuale dhe plotësuam kriteret për liberalizim të vizave, shumë më shumë se sa vendet e tjera.

Treguam se dimë ta zhvillojmë ekonominë; arritëm stabilitet të plotë buxhetor dhe stabilitet makroekonomik, me rritje të vazhdueshme reale ekonomike dhe ulje të normës së papunësisë.

Treguam se ne i dalim zot vendit tonë në të gjitha pjesët e tij, pa marrë parasysh provokimet. Forcuam shtetin ligjor, luftuam korrupsionin, ekstremizmin dhe terrorizmin.

Shprehëm gatishmërinë e përhershme që me opozitën të gjejmë zgjidhje për çështjet me interes nacional të vendit.

Kemi sfida, jo të pakapërcyeshme, të transformimit të FSK-së, të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dy nga këto sfida ndërlidhen me integrimin e serbeve në institucione, kurse demarkacioni i kufirit është çështje e përgjegjësisë së shumicës, tani kur gjërat janë sqaruar përfundimisht.

Është kjo Qeveri e vendimeve të mëdha dhe e reformave të mëdha. Reformat zakonisht nuk janë populliste. Ato japin rezultate më vonë. Ne nuk do të dorëzohemi para reformave dhe vendimeve të mëdha, sado të vështira të jenë ato. Ndërmjet interesave afatshkurtra që ndërlidhen me votat dhe interesave të shtetit unë do të zgjedh këtë të dytën. IM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz