back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMustafa: Ka ardhur koha që temat t’i caktojmë vet (Video)

Mustafa: Ka ardhur koha që temat t’i caktojmë vet (Video)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Rrustem Mustafa ka deklaruar se ka qenë në Drenicë dhe me Komandantin, natën kur është sulmuar Prekazi dhe Komandanti Legjendar.

“Shumë shpejt do të rrëfej gjithçka për luftën. Ende s’kam rrëfyer për të!”, ka thënë Mustafa.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa ka thënë në Rrokum Roll se ka ardhur koha për mbylljen e të pavërtetave që janë thënë ndaj PDK-së gjatë dhe mbas luftës.

Me këtë deklaratë, Mustafa ju referua iniciativës së presidentit Hashim, Thaçi, i cili sot dorëzoi katër letra në prokurori për të i hetuar vrasjet e pasluftës dhe disa verpa tjera.

“Do të triumfojmë ndaj oportunistëve, sikurse në 99’tën”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se duhet tejkaluar koalicioni i madh PDK-LDK.

“Koalicioni do një riformatim të thellë”, ka thënë ai, duke thënë se këtë riformatim e kupton me faktin që, PDK duhet të ketë më shumë kontroll në Qeveri.

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar që të ketë ministra e zëvendësministra që punojnë sa për të marrë pagat e tyre.

“Ka ardhur koha që temat të caktohen vet prej ne e jo nga jashtë”, shton Mustafa.

Mustafa ka folur për deklaratat e publicistit Veton Surroi për një luftë të UÇK’së ndaj ish Presidentit Rugova.

“E kam lexuar me kujdes, më shumë është një inat personal ndaj Baton Haxhiut se sa ndaj UÇK’së”.

“Në vijën institucionale të UÇK’së s’ka pasur politikë kundër LDK’së, janë të tjerët që i kanë shpikë mandej”.

Mustafa ka folur për kohën e vrasjës së komandantit legjendar të UÇK’së, Adem Jashari:

“Kam qenë mik i familjes Jashari, dhe kam qëlluar jo veç në kohën e vrasjës së tij por edhe herëve tjera”, thotë ai, duke shtuar se, “nuk dua të rrëfej shumë për luftën, për shkak se ka një ndjeshmëri  të madhe rënia e komandantit Adem Jashari”.

Mustafa ne vazhdim ka folur për aspektin e sigurisë, duke thënë se Kosova faktikisht është pjesë e NATO’s:

“Jemi me fat që forcat botërore janë këtu”, thotë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz