back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMustafa i LDK-së: Vetëvendosje duhet t’i japë fund arrogancës politike dhe qasjes...

Mustafa i LDK-së: Vetëvendosje duhet t’i japë fund arrogancës politike dhe qasjes antikushtetuese

Të ngjajshme

Zëdhënësi e deputeti i LIdhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, gjatë konferencës për media ka deklaruar se njoftimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, i prerë dhe pa ekuivok.

Sipas tij, ky njoftim nënkupton se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

‘’Ky nuk është një gabim procedural i një deputeti tëVetëvendosjes. Kjo është një përpjekje e qëllimshme për të kapur institucionin më të lartë përfaqësues të Republikës, Kuvendin e Kosovës, përmes veprimeve të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.Kjo nuk është mungesë vullneti, por shkelje e qëllimshme e rregullave që i japin kuptim dhe legjitimitet demokracisë sonë’’, ka deklaruar Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit