back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeMustafa: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka arsye të...

Mustafa: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka arsye të pezullohet dekreti i Thaçit

Të ngjajshme

KQZ formon Komisionin për Kundërshtimin Administrativ për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas fillimit të periudhës për...

OVL e UÇK-së: I arrestuari në Serbi nuk ishte pjesë e UÇK-së

Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,...

Klubi italian kontakton për marrëveshje me Jack Grealish-in

Jack Grealish mund të largohet nga Manchester City këtë...

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se janë të gatshëm që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi të gatshëm që në çdo moment të shkojmë në Kuvend e të bëhet qeveria, por jemi të gatshëm të respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese sa i përket këtij procesi. Ne jemi të bindur se procesi është i rregullt dhe nuk ka asnjë shkelje”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së,  shtoi më tej se arsyet e paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje janë paragjykime.

“Në asnjë rast nuk ka arsye që të merret masë e parakohshme ndaj dekretit të Thaçit sepse konsiderohet që të gjitha arsyet që janë dhënë në kërkesën e VV-së janë paragjykime dhe të pabazuara”, ka thënë ai.

Kurse sa i përket arritjes së koalicionit me Aleancën Kosova e Re, Mustafa tha se janë pajtuar që AKR të jetë pjesë e Qeverisë.

“Me AKR-në nuk e kemi kryer koalicionin mirëpo ne parim jemi pajtuar që të jenë pjesë e Qeverisë”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit