Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMustafa: Askush s’mund të ushtrojë pozita ekzekutive dhe legjislative në të njëjtën...

Mustafa: Askush s’mund të ushtrojë pozita ekzekutive dhe legjislative në të njëjtën kohë, në 2017 lirova nga detyra 8 ministra

Të ngjajshme

Rashford mund të marrë numrin e vjetër të Yamalit tek Barcelona

Marcus Rashford mund të trashëgojë numrin e Lamine Yamal...

Aksident i rëndë në Gllarevë, dyshohet për disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen...

Kontrollet që mund të kryeni në Gjermani me sigurimin shëndetësor statutor

Njerëzit që jetojnë në Gjermani me sigurim shëndetësor publik...

Gjest i mirë nga sulmuesi Jackson, dhuron donacion në një spital në vendlindje

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson gjendet në pushime në...

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kujtuar se në vitin 2017 i kishte liruar nga detyra një zëvendëskryeministër dhe tetë ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit.

Duke e sjellë këtë shembull, ai mori shkas të shkruajë në Facebook pas vendimit të Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

“Të nderuar miq, Në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore të vitit 2017, në konsultim me Zyrën Ligjore të KM dhe me këshilltarin juridik të Kryeministrit, që sot është kryetar i Odës së Avokatëve , në harmoni me nenin 72 të Kushtetutës, si kryeministër në detyrë lirova nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit. Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri”, ka shkruar Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit