BallinaRegjionaleDrenasMusliu: Qytetarët e Drenasit nuk janë të interesuar për një qeverisje si...

Musliu: Qytetarët e Drenasit nuk janë të interesuar për një qeverisje si në Malishevë

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Më 18 dhjetor, Drenasi do ta njoh vetëm një fitore dhe ajo është fitorja e kandidatit të PDK-së për kryetar, Ramiz Lladrovci.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu, e cila vjen nga Drenica, thotë se PDK-ja nuk është braktisur nga elektorati i saj në Drenas, por pjesëmarrja e ultë e qytetarëve në zgjedhje ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe i motiveve për mbajtjen e tyre, me të cilat qytetarët nuk pajtohen as sot.

Kjo, sipas deputetes Musliu, ndërlidhet me vendimin e padrejtë për dënimin e kryetarit Nexhat Demaku dhe bashkëluftëtarëve të tjerë.

“Ata që flasin për dështim të PDK-së, e kanë shumë gabim. Kandidati ynë, siç e dini, ka fituar në këto zgjedhje dhe dallimi mes tij dhe kundërkandidatit në balotazh është tepër i thellë”, ka thënë Musliu.

Më tutje, ajo ka pohuar se është e bindur që Drenasi do të vazhdojë të mbetet bastion i fuqishëm i PDK-së, pa marrë parasysh koalicionet e subjekteve të tjera që mund të bëhen ndërkohë.

Musliu ka thënë se PDK-ja në Drenas, tradicionalisht ka pasur koalicion me qytetarët dhe s’bën pazare me parti klienteliste.

“Me PDK-në në Drenicë s’ka garë. Këtë e dinë edhe ata që garojnë. Qytetarët treguan për besimin e madh që kanë në trashëgimtaren e UÇK-së dhe padyshim që këtë do ta tregojnë edhe në ditën e balotazhit”, ka thënë deputetja Musliu.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se qytetarët e Drenasit do t’i tregojnë kandidatit të Nismës, se nuk janë të interesuar për një qeverisje të dobët dhe me shumë të meta si në Malishevë, por do ta vazhdojnë qeverisjen me PDK-në, me investime shumë të mëdha dhe me dyer të hapura ngado që shkojnë.

Prej kur Malisheva qeveriset prej Nismës për Kosovën, Musliu thotë se kjo komunë ka mbetur tërësisht e izoluar dhe nuk është realizuar asnjë projekt i madh aty.

“Këtë e thonë edhe qytetarë të shumtë nga Malisheva, që e vizitojnë zyrën time çdo të mërkurë”, ka thënë deputetja Musliu.

Arsimtarët dhe profesorët e shkollave të Drenasit, sipas deputetes Musliu, nuk duan ta kenë fatin e njëjtë me ata të komunës së Malishevës, të cilët Nisma i ka zëvendësuar me militantë partiak.

“Drenasi assesi nuk do të mund të izolohet. Z. Lladrovci i ka dyert e hapura ngado që shkon”, ka thënë Musliu.

Me fitoren përfundimtare të PDK-së më 18 dhjetor, Musliu ka thënë se do të fitojnë qytetarët e Drenasit. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz