back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeMusliu: Me Osmanin, Kurtin dhe Bashën nuk ka kthim në normalitet, kjo...

Musliu: Me Osmanin, Kurtin dhe Bashën nuk ka kthim në normalitet, kjo treshe është e keqja e madhe për vendin

Të ngjajshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas konferencës së djeshme për media të Presidentes Vjosa Osmani, duke kritikuar ashpër udhëheqësit më të lartë të shtetit dhe duke i cilësuar si përgjegjës për krizën institucionale në vend.

E pyetur nga Lajmi.net nëse ekziston hapësirë për rikthimin në funksionim normal të institucioneve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Musliu u shpreh skeptike, duke thënë se me Kurtin në krye nuk mund të ketë normalitet.

“Me Albin Kurtin nuk ka kthim në normalitet. Ky person nuk e ka dhe as nuk e ka pasë ndonjëherë për qëllim normalizimin e këtij vendi dhe të kësaj shoqërie sepse ky nuk mund të funksionojë në suza të normales. Për fat të keq një numër i qytetarëve kanë rënë pre e manipulimeve të tij. Unë nuk jam optimiste përderisa Albin Kurti është Kryeministër, Dimal Basha Kryeparlamentar dhe Vjosa Osmani Presidente. Kjo treshe është e keqja e madhe për vendin,” deklaroi Musliu për lajmi.net

Në vazhdim, deputetja nga radhët e PDK-së theksoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke përmendur si arsye shkeljet e Kushtetutës nga qeveria aktuale.

“Vendi do duhej të shkonte në zgjedhje. Jo për faktin që VV-ja doli e para, por sepse kanë bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës. Ai e ka thënë vet se ai që e shkel kushtetutën është superkriminel. Pra kemi të bëjmë me një grup superkriminelësh të cilët do duhej të ishin në burg e jo në krye të institucioneve”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur tek mundësia për dalje nga kriza, Musliu u shpreh se zgjedhjet janë një rrugë reale për zgjidhje të qëndrueshme dhe akuzoi partinë në pushtet për tentime për shmangie të tyre.

“Zgjedhjet janë një mundësi reale për të bërë një zgjidhje të qëndrueshme. VV është në rënie rapide. Albini dhe Dejona e dinë këtë, prandaj me çdo kusht do përpiçen të shmangin zgjedhjet. Unë jam pro shkuarjes në zgjedhje. Ata që gjatë këtyre shtatë muajve u bënë pjesë të kësaj shfaqje makabre do të ishte mirë të përballëshin me votuesit e tyre të cilëve u premtonin krejt diçka tjetër”, tha ajo.

Deklaratat e Musliut vijnë në një kohë tensioni të lartë politik dhe pas zhvillimeve të fundit kushtetuese që kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve të vendit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz