back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeMusliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit

Musliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit

Të ngjajshme

KQZ kundërpërgjigjet ndaj akuzave të Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është kundërpërgjigjur akuzave të...

Hasani: Basha, Kryetar i Kuvendit të pakonstituuar, s’mund të marrë vendime

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ka folur lidhur...

Netanyahu u thotë banorëve të Qytetit të Gazës që të “largohen menjëherë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netnyahu, u tha banorëve të Qytetit...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme ndaj Kuvendit të Kosovës me një afat prej 30 ditësh.

Musliu tha se Kushtetuesja është treguar shumë tolerante ndaj “veprimeve adoleshente të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“I quaj adoleshente, sepse kjo është pikërisht një adoleshencë politike, se më nuk mund t’i them papjekuri politike, ose s’mund të them se janë probleme teknike. Çështja e Kuvendit s’ka të bëjë më as me logjistikë, as me teknikë, as me çështje administrative, është puro politike. Dhe kur e them këtë, mbi bazën e këtyre gjërave që i njoh, i di, i shoh, dhe i preku çdo ditë në Kuvend, unë mendoj se Gjykata Kushtetuese është treguar shumë tolerante, sepse është dashtë me qenë më e ashpër, më konkrete dhe më detyruese për Kuvendin”, tha Musliu.

“Në këto raste mendoj se duhet të iu jepet një mësim i mirë atyre që nuk duan të marrin vesh, ose që të kuptojnë, dhe t’i lexojnë vendimet”, tha tutje deputetja në klankosova.

Sipas Musliut, ai që nuk kupton dhe nuk lexon drejt vendimet e Kushtetueses, është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Albin Kurtit s’i bie asgjë tamam, dhe për të askush nuk kupton dhe askush nuk dinë, dhe askush nuk lexon drejtë”, tha tutje ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz