back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMusliu kritikon Osmanin: Përdorimi i emocioneve dhe fëmijëve për të shmangur përgjegjësinë...

Musliu kritikon Osmanin: Përdorimi i emocioneve dhe fëmijëve për të shmangur përgjegjësinë publike është shqetësues

Të ngjajshme

Gjatë ditës së djeshme u raportua se ekipa e mbrojtjes së afërt të Presidentes Vjosa Osmani ka sulmuar një ekip të mediave në vendin tonë.

Në lidhje me këtë ka reaguar vetë  persidentja Osmani e cila ka thënë se  kjo përndjekje ndaj vajzave të saj, është e kundërligjshme dhe e rrezikshme.

E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu. Musliu ka thënë se është shqetësuese, por jo e papritur, mënyra si përdoret emocioni dhe pozita familjare për të shmangur përgjegjësinë publike.

“Në deklaratën e fundit të Presidentja e vendit , përmes një gjuhe dramatike dhe emocionalisht të ngarkuar, përpiqet të heshtë kritikën dhe interesin legjitim publik duke e quajtur “përndjekje” çdo pasqyrim mediatik që nuk i përshtatet narrativës së saj. Të jemi të qartë: askush nuk ka të drejtë të rrezikojë sigurinë e fëmijëve, e aq më pak të miturve. Por po ashtu, askush nuk ka të drejtë ta përdorë figurën e fëmijës si mburojë nga kritika publike kur ajo ka të bëjë me vendime, veprime apo sjellje të një figure të lartë shtetërore”, ka shkruar Musliu në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz