back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMusliu i reagon VV-së: Mos e politizioni FSK-në, është e Kosovës –...

Musliu i reagon VV-së: Mos e politizioni FSK-në, është e Kosovës – jo e partive

Të ngjajshme

Kurti konfirmon përgjimet e takimeve në Bruksel nga serbët, hesht BE-ja

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e...

Deputetja ukrainase: Kievi do ta njohë Kosovën

Deputetja ukrainase, Ivanna Klympush Tsintsadz, deklaroi se Ukraina do...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu regoi ashpër pas deklaratave të fundit të VV-së lidhur me dërgimin e FSK-së në Ujman, pasi një person u mbyt atje dhe trupi i tij u tërhoq mbrëmë.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka kritikuar qeverinë aktuale për, siç shprehet, shfrytëzimin e FSK-së për qëllime propagandistike.

Musliu thekson se “FSK-ja është e Kosovës, jo e partive”, duke shtuar se “heroizmi i ushtarëve nuk guxon me u keqpërdor për me mbulu paaftësinë qeverisëse”, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë:

FSK-ja është e Kosovës, jo e partive.
Heroizmi i ushtarëve nuk guxon me u keqpërdor për me mbulu paaftësinë qeverisëse.
Në vend se të heshtin e të tregojnë respekt për një jetë të humbur, këta po tregojnë disrespekt për të ndjerin dhe familjen e tij.
Sa turp, aq edhe mjerim!
Në krejt këtë maskaradë, po na intereson veç një gjë:
Ku e morën këta këtë ushtri, kur thonë që kur erdhën në pushtet e gjetën Kosovën të shkatërruar?
A thua FSK-në e gjetën në ndonjë pako Smoki???
Apo edhe ajo ka zbritë nga qielli, njëjtë si “sukseset” që veç ata i shohin?
Jo, maskarenjë, mos e politizoni FSK-në!
Kjo është ushtri e ndërtuar nga breza me mund, me sakrificë dhe me përkushtim.
FSK nuk është ndërtuar me statusa në Facebook. FSK ka dalë nga gjaku i bijave dhe bijëve më të mirë të Kosovës!
Respekt për ushtarët tanë!
Turp për ata që po i shfrytëzojnë për PR politik./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit