back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeMusliu: Gërvalla nuk u refuzuar si vajza e Jusuf Gërvallës, ajo e...

Musliu: Gërvalla nuk u refuzuar si vajza e Jusuf Gërvallës, ajo e ka pranuar bashkëpunimin me Specialen

Të ngjajshme

Sekretar Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur vizitën...

21 ditë pa paga punëtorët e RTK-së, Kusari: Lufta Speciale e VV-së vazhdon

Gati po përmbyllen muaji ndërsa punëtorët e RTK-së ende...

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka treguar pse dje është refuzuar Donika Gërvalla për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Duke iu kundërpërgjigj deputetëve të VV-së, ajo ka bërë me dije se Gërvalla nuk është refuzuar si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla.

Në profilin e tij në “Facebook”, Musliu ka shkruar se Gërvalla është refuzuar sepse ka zgjedhur të ecë në rrugën që nuk ka ecur prindi i saj.

“Sot në Kuvend nuk u mohua Donika si vajzë e Isuf Gërvallës. U mohua Donika që ka zgjedhur të ecë në një rrugë që fyen vlerat dhe sakrificën e Isufit. Sot nuk u refuzua as mbesa e Nënës Ajshe. U refuzua Donika që, me qëndrimet e saj politike dhe veprimet publike, e mohoi të drejtën e Nënës Ajshe për të parë të birin e saj të varroset me nderimet që i takonin një heroi të kombit. Vetë Donika Gërvalla ka pranuar publikisht bashkëpunimin me Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, kundër luftëtarëve të lirisë, të cilët sot padrejtësisht po mbahen në burgje”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz