Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas goditjes së madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Kosovës, me pezullimin e dialogut strategjik.
Musliu ka shkruar në Facebook se misioni i Albin Kurtit, siç thotë ajo është sabotimi dhe izolimi i Kosovës.
Ajo tha se “sa herë që vendi ka nevojë për stabilitet e aleancë me partnerët, Albin Kurti zgjedh konfliktin.”, transmeton Klankosova.tv
“Çka tjetër duhet të bëjë ky njeri për të na bindur se misioni i tij i vetëm është sabotimi dhe izolimi i Kosovës?”/Indeksonline/