back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaOpinioneMuri, treni si rezultat i bisedimeve

Muri, treni si rezultat i bisedimeve

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Shkruan Fatlum Krasniqi

Si duket liria e lëvizjes si e drejtë fundamentale e lëvizjes së lirë në mes qytetarëve dhe shteteve nga Qeveria dhe institucionet relevante të Kosovës si duket qenka kuptuar edhe treni rus që pritet të hyjë në Mitrovicë me parullën “Kosova është Serbi”

Është shqetësuese ky veprim dhe fyerje nga autoritetet serbe që po i bën vendit tonë që për çudi këto ngjarje Qeveria e Kosovës po vazhdon e të i kalojë në heshtje, nuk do mend kjo punë dhe nuk pres reagime nga miqtë tanë ndërkombëtarë përderisa në Kuvendin e Kosovës flitet për meditjet e deputetëve, ndërsa fletë arrestet e lëshuar nga Serbia nuk kanë të ndalur për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Një ndër reagimet që arrita të shohë është ai në gazetën Zëri, që për mua ishte paksa i çuditshëm nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ku kishte thënë së: “Muri, treni… për shkak të fitoreve që i kemi arrit në bisedime”, është apsurde dhe e konsiderojë jo serioze këtë deklaratë nga shefi i grupit parlamentar të partisë së parë ne vend, për arsye se nuk e di se për cilat te arritura e ka fjalën ky zotëria, kur se fundi kujtojmë murin që ndau Mitrovicën, demarkacioni, decentralizimin e një varg dështime që po vijnë si rezultat i këtyre bisedimeve.

Duke kërkuar nga kjo Qeveri, që për hir të kauzës sonë kombëtare, për hir gjakut të dëshmorëve dhe gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë të veprojë dhe ta tregojë autoritetin që e ka, duke ndërprerë bisedimet Kosovë-Serbi në menynë urgjente.

Të Fundit

Sport

ShowBiz