back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaOpinioneMuret si verbërim i shqiptarëve dhe serbëve!

Muret si verbërim i shqiptarëve dhe serbëve!

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Nga: Astrit Gashi //   Integrimi i plotë i veriut të Kosovës brenda sistemit kushtetues të vendit nuk është dhe as nuk do të jetë asnjëherë i varur nga një muri, por nga diçka krejt tjetër shumë më e vështirë për tu arritur nga liderët e papërgjegjshëm në Kosovë (edhe në veri).

Muri i hequr apo ai që do të rindërtohet aty disa metra larg dhe i përmasave më të vogla, as nuk do ta shndërroj veriun në pjesë krejtësisht integrale të Kosovës, dhe as nuk do ta afrojë atë më shumë me Serbinë, sikur kemi dëgjuar deri në shurdhëri javëve të fundit .

Në realitet ky mur i cili tashmë më shumë se dy muaj është bërë pikë e nxehtë e diskutimeve në Kosovë, në Serbi, mes dy shteteve si dhe tek ndërmjetësuesit në Bruksel, ka qenë aty dhe do jetë sërish në një formë tjetër, për t’i shërbyer edhe më tej për defilim politik e medial të liderëve të Kosovës (përfshirë këtu edhe atë të veriut) dhe të Serbisë.

Muri në veri do të jetë aty për të ju shërbyer edhe më tutje, në Kosovë, në veri e në Serbi liderëve për të verbëruar qytetarët e tyre me retorika kinse shtetërore e kinse nacionaliste si kompensim për rezultatet gati se zero në zhvillimin e brendshëm ekonomike në shtetet e tyre. Kosova, por edhe Serbia vegjetojnë kush më lartë e kush më poshtëm, në fundet e secilës listë botërore për zhvillim, mirëqenie e demokraci.

Len anash Serbinë e cila sivjet edhe njëherë, për të tretën herë më radhë, do të dërgohet në qendra votimi për nevoja të Vuqiçit e për ta votuar atë, Kosova e di që ajo çfarë po ndodhë në veri dhe masat që po i ndërmerr ajo- janë të tjera nga ato që duhet marrë dhe nuk janë as të duhurat e as të vërtetat.

Kosova dhe liderët politikë të saj e din shumë mirë që veriu nuk do të integrohet as me forcë (që edhe ashtu nuk e synojnë) e as me vendosje të institucioneve tona atje, dhe aq më pak me luftën verbale që po e zhvillohet ditëve të fundit.

Fati i veriut nuk është i lidhur me një mur dhe as me liderët e serbëve të atjeshëm, dhe as me krijimin e një Asociacioni të Komunave Serbe, por ai është krejtësisht i ngjitur me fatin e vendit në tërësi.

Serbët në veri të Kosovës janë një grup homogjen I cili vetëm nëse sheh interes konkret ekonomik e të jetesës, mund të bindet për tu mbajtur më afër Kosovës dhe për tu larguar nga Serbia, dhe në asnjë formë tjetër. Serbët atje përderisa të mos shohin një mundësi më të mirë për të ardhmen e tyre në Kosovë, nuk do ta kenë asnjë motiv për tu ndarë nga e kaluara e tyre- Serbia.

Ky interes I serbëve në veri për një jetë më të mirë që duhet ngjallur e realizuar, është krejtësisht i ngjashëm me atë që ka secili qytetarë tjetër I Kosovës në tërë perimetrin shtetërorë të saj.

Pikërisht në këtë pikë, pra në atë të zhvillimit të vendit në tërësi, kanë dështuar të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës. Nuk e di a e vlen të rikujtohet se për fatin tonë të keq Kosova është vendi I vetëm I izoluar në Evrope, është në krye të listave për korrupsion, në fund të listave për zhvillim ekonomik e social.

Me këta parametra fatkeq, jemi ne si shtet që po pamundësojmë integrimin e veriut brenda shtetit tonë dhe jo vetëm të tij, por edhe shkatërrimin të plotë të ardhmërisë se secilit qytetarë.

Prandaj veriun, nuk do ta ndajmë me mure e as nuk ta bashkojmë me shembje apo largim në distancë të tyre, por do ta ndajmë ose bashkojmë rrjedhshëm vetëm nëse zhvillojmë vendin tonë. Liderët aktual politik e dinë se nuk e bëjnë dot këtë gjë, andaj shtiren kinse nacionalist ndërkohë që janë vetëm maniakë pushteti që na ofrojnë fjalë të mëdha për të na larguar nga kërkesat për jetë të mirë, në jug e veri, në lindje e perëndim. Kosova integrohet e mbijeton vetëm nëse zhvillohet- e të paktën ne që nuk kemi atdhe të dytë, deri më tani do duhej të kemi kuptuar kush janë ata që këtë po e pengojnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz