Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaroi se “vitin e kaluar ka qenë numër rekord i ulët sa i përket vdekjeve në vendin e punës”.
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaroi se “vitin e kaluar ka qenë numër rekord i ulët sa i përket vdekjeve në vendin e punës”.
Ai tha se duhet të ndërmerren masat që të parandalohen rastet e vdekjeve në vendin e punës.
“Ne kemi qenë në proces për të përzgjedhur kryeinspektorin e ri të Inspektoratit të Punës. Megjithatë ka pengesa në vazhdimësi prej Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil, siç e dini ata e kanë marrë një vendim për të anuluar konkursin pa ndonjë arsye me bazë. Ne kemi bërë padi, ankesë në gjykatë, po e presim procesin. Megjithatë, siç e dini me masat që janë ndërmarrë, vitin e kaluar ka qenë numër rekord i ulët sa i përket vdekjeve në vendin e punës. Sivjet uroj që të mos ketë apo raste të reja tragjike siç i patëm këto ditëve të fundit, por gjithsesi duhet të ndërmerren masat, duhet të ndërmerren masat edhe pune kryerësit edhe nga investitorët që të mos lejohen që të ndodhin ngjarje të tilla, sepse jeta e njeriut është më e vlefshme se çfarë do përfitimi”, deklaroi Murati.
Murati nuk ka komentuar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani që të kërkojë masë të përkohshme për ndalimin e rrjedhjes së afatit për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën katër punëtorë në vendin e punës.